Kush i udhëheq bisedimet, Thaçi apo Hoti? Haradinaj: Po më doket Grenelli


Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur lidhur me takimin e 27 qershorit në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se Aleanca e përkrahë këtë proces, derisa, ka përmendur tri parime që sipas kësaj partie duhet të theksohen në tavolinë të dialogut.

“Sot ju kam ftuar për të folur për dialogun, Aleanca vlerëson se Kosova ka definim të qartë të këtij procesi, parimi i integritet territorial, mos diskutimi për territore, karakteri unitar i Republikës së Kosovës dhe ruajtja e kushtetutshmërisë. Këto janë tri parime në të cilat ne si Aleancë e përkrahim delegacionin e Kosovës në Uashington”, ka shtuar ai.

Kreu i AAK’së, thotë se pret sukses në këtë takim që do të rezultojë me njohje reciproke, pa u cenuar territori.

“Gatishmëria e Qeverisë për me kriju këshillin e ekspertëve për të mbajtur komunikim me liderët, e për t’i kërkuar kuvendit një komision të veçantë janë garanca shtesë. Një garancë e madhe është që dialogut i prin SHBA’ja. Ne mbajmë shpresë që do të zhbllokohet nyja e dy dekadave. Presim që të kemi suksesin e parë për njohje reciproke Kosovë – Serbi në kufijtë ekzistues. Me një fjalë aleanca mbështet delegacionin për takimin dhe poashtu kemi pritje për suksesin e parë në një proces për njohje reciproke”, shtoi ai.

I njëjti ka bërë të ditur se dikush nga AAK’ja do të jetë pjesë e delegacionit.

“Delegacioni është i institucioneve, me siguri që në delgeacion do të jenë edhe nga Aleanca, ata që janë pjesë e kabinetit”, tha Haradinaj.

Ish’kryeministri është pyetur për përplasjet në mes të kryeministrit dhe presidentit lidhur me atë se kush do të jetë udhëheqës i palës kosovare.

Haradinaj i pyetur se kush do të udhëheq palën nga Kosova tha se këtë do ta bëjë përfaqësuesi i SHBA’së për dialogun Richard Grenell.

“Më duket ambasadori Grenell”, tha ai.

Baby Boo