Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Shkallët Spanjolle”, Janakieski në izolim


Procesi gjyqësor për rastin “Shkallët Spanjolle” shtyhet për më 18 shkurt për shkak të mungesës së të akuzuarit të parë, ish ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, i cili është pozitiv me Kovid-19.

Gjykatësja Fanka Jançulleva Mihaillovska në fillim të seancës së sotme ka njoftuar se mbrojtja e Janakieskit më 7 shkurt ka dorëzuar kërkesë për shtyrjen e seancës sepse Janakieski është pozitiv me KOvid-19, dhe ka dorëzuar vendimin për vet-izolim nga shkurti.

Për rastin “Shkallët Spanjolle”, përskaj Janakieskit, të akuzuar janë edhe Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilija Radojkova, Snezhana Kërstevska, Risto Papazov, Lidija Smiljanovska dhe Marjan Jovanov.

Ata akuzohen se me shitjen e paligjshme të parcelave para ndërtesës së EVN-së në sheshin e Shkupit, kanë dëmtuar shtetin për 2.6 milion euro.

Baby Boo