KUSH I HELMON QENTË ENDACAK NË TETOVË!? KOMUNA: PLANIFIKOJMË TË NDËRTOJMË STREHIMORE


Qentë endacak po helmohen nëpër rrugët e Tetovës.

Në disa lagje banorët kanë postuar fotografi në rrjetet sociale me qen të cilët ishin helmuar.

Arianit Xhaferi nga Eco Guerila thotë se përgjigjësinë duhet ta mbajnë njësitë e vetqeverisjes lokale, në këtë rast Komuna e Tetovës. Sipas tij qentë endacak nuk janë menaxhuar si duhet në kohë dhe në mënyrë adekuate.

“Gjatë ditëve të fundit janë vërejtur një numër i madh i qenëve që kanë ngordhur rrugëve, me gjasë të helmuar. Nuk dihet se kush po i helmon, por ajo që dihet është se sipas ligjit për veprimtari komunale, por edhe në bazë të ligjit për mirëqënien dhe kujdesin ndaj kafshëve, kumuna duhet të kujdeset që këto qen të strehohen, nëpër strehimore ku do të jenë të sigurtë nga helmimet”, tha Arianit Xhaferi, Eko Guerila.

Komuna e Tetovës ka regjistruar 1200 qen endacakë në komunën e tyre. Por edhepse është një numër alarmant, kjo komunë nuk ka një strehimore për trajtimin e qenëve. Kryetari i këshillit komunal Bekim Mehmeti, thotë se nuk janë në dijeni se kush po i helmon qentë.

“Çfarë realisht, ndodh në qytetin e Tetovës me helmimin e qenve endacak. Nuk di edhe unë çfarë të ju them. Ndoshta ndonjë i panjohur ose, ndonjë person të cilin edhe ne nuk e dimë mund të ketë vepruar kundrejt të gjitha standardeve, për mbrojtjen e kafshëve dhe ne si komunë mund të themi se nuk kemi gisht në këtë”, u shpreh Bekim Mehmeti Kryetari i këshillit komunal.

Edhepse me vite Komuna e Tetovës ka probleme me qentë endacakë, kryetari i këshillit komunal thotë se tani është ndarë një shumë parash për trajtimin e qenve. Sipas tij komuna ka ndarë 500 mijë denarë për dy muajt e ardhshëm për trajtimin e qenëve, ku është paraparë edhe ndërtimi i strehimores.RTV-21M

Baby Boo