Kush është personi i cili Taravari thotë se e ka kërcënuar,lexoni reagimin e tij


“Sot miqtë më njoftuan që isha përmendur në një status tëndin në Facebook.
Si herën e parë para dy muajve, edhe tani isha etiketuar me akuza të rënda që prekin dinjitetin tim personal dhe familjar. Habitem se si mundet që një prof dr, kryetar komune dhe sekretar gjeneral i një partie politike, të merret me një individ që nuk është asgjë më tepër se një zjarrfikës dhe një qytetar i rëndomtë i qytetit të Gostivarit. Herën e parë shpife në emrin tim, por nuk reagova publikisht, sepse, nuk jam politikan dhe nuk dëshiroj që të bëj politikë duke polemizuar me ju publikisht. Isha i mendimit që akuzat ndaj meje më së miri do të zbardhen në instancat e drejtësisë. Procedura për shpifje tashmë ka marrë trajtën e një lënde gjyqësore dhe së shpejti drejtësia do ta thotë fjalën e vete. Kishe shkruar se dje të isha kërcënuar me jetë ti dhe familjes tënde, gjë që nuk është aspak e vërtetë. E vërteta është që kam kontaktuar shefin e kabinetit dhe në bazë shoqërore e kam pyetur se përse më është zvogëluar rroga për 50 % pa pasur ende një vendim të gjykatës. Kjo është e vërteta e gjithë kësaj meseleje që ti e trajton publikisht dhe politikisht për llogaritë e tua politike. Ti mundet çdokush të të kërcënon sepse nuk ke aspak njerëzi në vetvete por të gënjesh se je i kërcënuar nga unë nuk është asgjë tjetër përpos që je i sëmurë dhe i etshëm për të gënjyer. E bënë mirë që t’i njoftosh ambasadat për sindromin dhe sëmundjen për gënjeshtra që ke, ndoshta do të ndihmojnë të të gjejnë medet dhe shpëtim. Edhe unë do t’i lus ambasadat të të gjejnë ilaç që t’i lejshë rrenat dhe të fillosh të punosh për qytetarët që aq shumë ua paske konsideratën”, ka shkruar Fejzuli.

/Medial.mk/

Baby Boo