Mazllami për Valon Sylën: Është i shkretë, po ofendon e po shpif


Hoxha Mazllam Mazllumi ka reaguar pasi gazetari Valon Syla ka shpjeguar në “Presing” reagimin e tij në Facebook lidhur me hoxhën Mazllam Mazllami e më pas u sulmua.

Syla tha se sjellja e disa hoxhallarëve si Mallzom Mazllomi nga Prizreni, i cili mori një Mercedes si dhuratë nga xhemati, dhe kryemyftiut Naim Tërnava nuk u ngjason personave fetarë.

Ndaj deklaratës së gazetarit Valon Syla reagoi hoxha Mazllam Mazllami, i cili e quajti të shkretë dhe shpifës.

“I shkretë është po shihet që është i shkretë, nuk e kupton jetën e predikimit. Nuk merrna me kësi laicizma. I përmendi ekstremizmit shko ku po shkon para 9 vjetëve kur jam arrestu, pse më qiti Gjykata të pafajshëm, kjo është ofendim këto janë rishpikje dhe rishpifje ndaj hoxhallarëve”, deklaroi Mazllami në “Debat Plus”.

Baby Boo