Kush është i dashuri miliarder i Taynës: Nga lidhja me modelen ruse, te jeta luksoze në mes të Londrës


Këngëtarja e mirënjohur Tayna ka nisur një raport me Giovanni Santoro-n. 32-vjeçari është një ndër milionerët e rinj dhe duket se është mjaft i njohur edhe në Europë. Agjenti i futbollistëve të famshëm është kapur mat me Taynën gjatë pushimeve që ata kanë kaluar në Itali.

Çifti ka zgjedhur Porto-Cervo për të kaluar disa ditë larg vëmendjes së njerëzve, por duket se nuk ia kanë dalë. Në rrjet kanë qarkulluar videot e tyre, teksa shëtisin të përqafuar. Tayna është ndër personazhet që nuk ka pranuar kurrë të flasë për jetën e saj private. Si një nga artistet më të ndjekura dhe më të pëlqyera, ajo ka preferuar që famën ta drejtojë vetëm te karriera.

Lidhja e fundit publike e saj është me tekstshkruesin Kech Montana. Edhe pse publikisht ishte mohuar një gjë e tillë nga Tayna, çifti ishte përfolur mjaft nëpër media për një lidhje dhe miqtë e kishin konfirmuar këtë raport. Por si duket lidhjes së tyre i erdhi fundi shpejtë, pasi që të dy artistët nuk ndiqeshin më rrjetet sociale dhe nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ka qenë pikërisht udhëtimi në Itali që ka zbuluar raportin e saj të ri me Giovannin, që në mediat ndërkombëtare njihet se një nga miliarderët në moshë të re. Mediat ndërkombëtare kohë më parë kanë zbuluar edhe jetën e tij, ku në krah në atë kohë ka pasur një partnere ruse. Duket se çifti ishte shndërruar në një problem për fqinjët në një ndër zonat më luksoze të Londrës ku dhe jetonin në atë kohë. “Daily Mail” ka publikuar një shkrim për Giovannin, duke vënë në dukje jetën e tij të luksit me të dashurën ruse.

Baby Boo