Kush është gjyqtarja e “hekurt” që po fundos Saimir Tahirin


Ditën e djeshme për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri u dha “arrest shtëpie” duke tensionuar më shumë çështjen dhe nxjerrë në pah prova të reja.

Por kush është Gjykatësja e Krimeve të Rënda që mori këtë vendim të rëndësishëm?

Ajo është Liljana Baku,një emër shumë i njohur për drejtësinë në Shqipëri.

Baku është gjykatësja e cila dha vendimin edhe për bllokimin e pasaportave të Tahirit si dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit.

Por jo vetëm kaq.

Baku ishte gjykatësja e cila la në burg Orest Sotën, në makinën e së cilit u gjetën 863 mijë euro si dhe dy patentat lundrimi në emër të Tahirit.

Gjyqtarja Baku, refuzoi lirimin e Sotës pas garancisë pasurore të ofruar nga i ndaluari i cili më vonë fitoi lirinë pasi e ankimoi vendimin në Apel.

Liljana Baku ka qenë edhe në çështje e “Xibrakës”, kur i refuzoi lejen për të kaluar festat e fundvitit me familjen Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Hoxha. /albeu.com/

Baby Boo