Pas 24 orësh ar*mëpushim, Armenia su*lmon me ra*keta qytetin azer, humbin jetën 7 persona

Nuk kanë kaluar akoma 24 orë nga ar*mëpushimi i arritur dhe të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë janë pla*gosur nga një su*lm me ra*keta i ushtrisë armene ndaj qytetit Ganja në Azerbajxhan. Mediat e huaja kanë bërë me dije se numri vik*timave u bë i ditur nga Ministria e Jashtme e vendit. Ndër të tjera ministria përmes një postimi në twitter shkruan se në mes të të pla*gosurve ka edhe fëmijë.

Ndërkohë një qytetar që ka shpëtuar nga shpërthimi thekson se fillimisht ka menduar se bëhet fjalë për tërmet. “Dëgjuam një zhurmë shpërthmi. Më pas shtëpia u shemb mbi ne. Në fillim mendova se ishte tërmet. Pastaj dolëm nga rrënojat së bashku me familjen. Kur dolëm jashtë përjetuam tronditje. Ra*ketat kishin rënë në ndërtesat e fqinjve. Dëgjova britma të fëmijëve dhe grave. Menjëherë i ndihmova ata dhe u përpoqëm të largoheshim nga zona” ka thënë ai.

Ndryshe në takimin e ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov dhe ministrit të Jashtëm armen Zohrab Mnatsakanyan në Moskë dy ditë më parë me ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov u ra dakord që nga dje në mesditë të shpallet ar*mëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të bur*gosurve dhe trupave të të vr*arëve.

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe që prej asaj kohe Armenia ka vazhduar su*lmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase duke shkatuar vik*tima. Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut ose Nagorno-Karabakun një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit