Kush është drejtori i ri i Drejtorisë së hekurudhave!?


Ish zëvendës kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe profesori universitar Festim Halili pritet që të drejtojë Drejtorinë e hekurudhave edhe atë me propozim të BDI-së duke sjellë kështu në krye të drejtorive të fuqishme emra të rinjë dhe të dëshmuar nëpër funksione dhe profesione të tyre.

Kështu, Drejtorinë e hekurudhave kreu i selisë blue Ahmeti i’a ka besuar profesorit universitar Halili i cili edhe pse për një vit ushtroi detyrën e zëvendës kryeministrit, dëshmoi se është i guximshëm, i vendosur dhe shumë punëtorë.

Edhe pse në këtë drejtoi Halili do të përballet me shumë problematika me të cilat përballen hekurudhat e vendit, ka ende shpresë se nën menaxhimin e tij kjo drejtori e fuqishme do të merr organizimin e duhur në zgjidhjen e shumë problemeve.

Halili si profesor universitar ka marrë pjesë në shumë punime shkencore, forume dhe konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit ndërkohë që ka ligjëruar dhe në universitete me renome botërore si në Hungari, Romani e shumë vende të tjera.

Ndryshe, qeveria ka caktuar ditën e mërkurë seancë për emërimin e drejtorëve të rinjë.

Baby Boo