KUSH ËSHTË 23-VJEÇARI QË TERRORIZOI TURISTËT NË DHERMI, JA VRASJA QË KA KRYER TRE VITE MË PARË, NGJARJET KRIMINALE KU ËSHTË PËRFSHIRË (FOTO-DOSJA)


Vetëm pak më parë u bë i mundur arrestimi i Emiljano Nina, 23-vjeçarit i cili terrorizoi pushuesit në orë 4:00 të mëngjesit të sotëm, duke qëlluar me armë në lokalin “Havana”, në Dhërmi.

Por Emiljano Nina nuk është i panjohur për policinë. 23-vjeçari është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, por më e rënda është ajo e vrasjes që ka kryer në vitin 2015. Në datë 11 Nëntor në Linzë, Emiljano, asokohe 20-vjeç, u akuzua se ka vrarë shtetasin 30-vjeçar Enton Nikaj në lokalin “Muraga”, ku mbeti i plagosur edhe pronari i lokalit.

Konflikti mes disa personave në vitin 2015 nisi për një borxh të pakthyer prej 200 mijë Euro. Nuk dihet se si Emiljano Nina, 3 vite pas kësaj ngjarje të rëndë, ka fituar lirinë. Katër muaj para vrasjes së Nikës, në Korrik 2015 Emiljano Nina (Tasho) kishte plagosur me armë Xhevahir Shabanin.

Sakaq, Nina akuzohet edhe për disa vrasje të tjera të ndodhura vite më parë, dhe është autor i disa vjedhjeve me armë të ndodhura në kryeqytet. Ndërsa mbrëmjen e djeshme, i riu terrorizoi të gjithë të pranishmit në lokalin e natës “Havava”, në Dhërmi.

Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

LEXO EDHE:JA KUSH ËSHTË PERSONI QË KA QËLLUAR ME ARMË NË KLUBIN E NATËS NË DHERMI DUKE SHKAKTUAR TERROR (EMRI, NGJARJA)

vendi-vrasja (1).jpg

(Emiljano Nina, viti 2015, para vrasjes së Enton Nikajt)

NJOFTIMI I POLICISË NË VITIN 2015 PËR VRASJEN E ENTON NIKAJ:

Më datë 12.11.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasve Ervis Mustafa Martinaj, Emiljano Vasil Nina, Mirsad Rexhep Kuçanaj, ish efektiv policie dhe Bujar Shefqet Hasani, të datëlindjes 06.10.1982, 15.06.1995, 23.06.1987 e 11.07.1983, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, sepse më datë 11.11.2015, ora 14.10, në Linzë, te lokali “Muraga” pronë e shtetasit Ismet Gaxherri, në ambientet e parkingut, pas një konflikti e në bashkëpunim, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Enton Ilir Nikaj, i datëlindjes 15.05.1985, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje me paramendim për hakmarrje, si dhe është plagosur me mjete të forta shtetasi Ismet Muhamet Gaxheri, i datëlindjes 21.06.1986, banues në Qesarak, me arsim të lartë.

Autorët janë larguar me mjetin tip “Benz”, me targë AA 725 MD, p ? ronë e shtetasit Emiljano Nina. Në vendngjarje u gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54. Nenet 78, 25 e 278/5 të K.P. Nr. Unik TRDP 152154.

Baby Boo