Qeveria pranoi kërkesat e sindikatës së FSSh-së


Siç mësohet në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë i ka dhënë rekomandim Bordit Drejtues të Fondit për sigurim shëndetësor që të marrë vendim për përcaktimin e masës së pikëve sipas kërkesave të sindikatës së këtij institucioni.

Ky është hapi i parë drejt plotësimit të kërkesave të Sindikatës së FSSh-së, e cila prej ditës së djeshme është në grevë.

Pas dorëzimit të rekomandimit në Bordin Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, pritet që ai të pranohet, i cili zyrtarisht do të pranojë kërkesat e Sindikatës, pas së cilës greva e punonjësve do të ndërpritet

Baby Boo