Kush e mori nën kontrollë Bankën Qendrore të Rusisë?


Grupi i hakerëve “Anonymous” pretendon se e ka marrë nën kontroll Bankën Qendrore të Rusisë, raportoi DailyMail të enjten, derisa u tha se gjatë 48 orëve të ardhshme, do të publikohen mijëra dosje sekrete.
Hakerët këtë njoftim e bënë në Twitter, mirëpo nuk dhanë shumë detaje rreth sulmit kibernetik.

“‘Anonymous’ kanë hakuar Bankën Qendrore të Rusisë. Mbi 35 mijë dosje të marrëveshjeve sekrete do të publikohen përgjatë 48 orëve”, thuhet në njoftim.
Banka Qendrore ruse është përgjegjëse për mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë së rublës, monedhë ruse që i ka rënë vlera prej kur nisi pushtimi ndaj Ukrainës.

Baby Boo