Analisti kritikon politikën e Kosovës: Serbët e pritën Grenellin me këngë, e ne me tallje


Analisti politik Fitim Salihu ka komentuar vizitën e djeshme të ambasadorit Richard Grenell në Beograd, ku siç u pa, ishte pritur me këngë e me dashamirësi.

Salihu ka kritikuar politikën e Kosovës për pritjen që i ka bërë delegacionit qeveritar amerikan para disa ditësh, megjithëse ata ishin zotuar për ndihma të mëdha për vendin tonë.

“ShBA-ja e ka bombaruar Serbinë dhe vetëm 20 vite më pas i dërguari amerikan pritet me darkë solemne dhe këngë për Amerikën. ShBA-ja e ka çliruar dhe pavarësuar Kosovën dhe vetëm 20 vite më pas po i njëjti i dërguar amerikan pritet me skepticizëm dhe cinizëm nihilist.” – shkruan Salihu.

Postimi i tij:

ShBA-ja e ka bombaruar Serbinë dhe vetëm 20 vite më pas i dërguari amerikan pritet me darkë solemne dhe këngë për Amerikën. ShBA-ja e ka çliruar dhe pavarësuar Kosovën dhe vetëm 20 vite më pas po i njëjti i dërguar amerikan pritet me skepticizëm dhe cinizëm nihilist. Manifesti ynë për diplomacinë akoma është kënga “Ministrit n’Londër”.

Serbia është shkollë e vjetër. Ajo e di që fitoret e saj historike i ka arritur vetëm falë aleatëve të fuqishëm. E vetme dhe pa aleatë nuk do të kishte as liri më 1817 dhe 1918, as pavarësi më 1878, as ekspansion territorial në vitet 1878-1913. Ndonëse ka synuar akoma më shumë, Serbia ka qenë falënderuese ndaj aleatëve edhe me aq sa kish fituar në këtë periudhë.

Kosova, duke mos pasur aleatë të fuqishëm, prej vitit 1878 gjer më 1999 vetëm është pushtuar dhe tkurrur etnografikisht. Të vetmet fitore i kemi arritur me aleatë – lirinë më 1999 dhe pavarësinë më 2008. Por, gjersa ne e kemi harruar këtë mësim, shkolla e vjetër e Serbisë nuk e harron. Prandaj, ata e presin Grenellin me këngë e ne e presim me tallje.

Baby Boo