Kurti: Vetëvendosje është dyfishuar, i mundim të gjitha partitë të bëhen bashkë

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk e ka pritur që Qeveria e tij të kishte vetëm 50 ditë jetëgjatësi, teksa tha se në gjashtë muajt e fundit është dyfishuar partia e tij.

Kurti, në një intervistë për Euronews Albania, foli për zhvillimet e fundit politike, që nga prishja e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe tek përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.
“Nuk e kam pritur që qeverisja do të zgjasë vetëm 50 ditë, por e kam ditur që do të jetë vështirë, sepse Kosova ende është shtet i kapur”, tha Kurti.

Ai duke iu referuar një sondazhi të fundit tha se Lëvizja Vetëvendosje ka dalur e para.

“Sondazhi i fundit na nxjerr me 50.7% të votave, LDK me 17% dhe PDK me 12.4%. Kjo ka shkaktuar një panik të madh dhe i ka bërë të gjithë bashkë. Më 6 tetor kemi dalë të parët. Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja me ç’rast do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë. Gjashtë muaj e fundit VV është dyfishuar në krahasim me zgjedhjet e tetorit, kur doli e para.

Kjo ka ndikuar të që gjithë të bëhen bashkë kundër nesh që të ruajnë ato privilegjet që kanë pasur pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë”, deklaroi Kurti.albl

Baby Boo