97 vjeçari nga Kërçova shfrytëzoi të drejtën e votës


Pa asnjë pengesë ka filluar votimi i të sëmurëve dhe të pafuqishmit në Komunën e Kërçovës. Eshtë vizituar një 97 vjeçar i cili e shfrytëzoi të drejtën e votës.
Komisionet Komunale Zgjedhore kanë pranuar kërkesat e 7.921 personave të sëmurë ose të pafuqishëm për të votuar në shtëpitë e tyre. Votimi ndiqet nga anëtarët e Komisioneve Komunale zgjedhore.

Përveç të sëmurëve dhe të pafuqishmive, sot votojnë edhe personat e infektuar me Covid-19, të moshuarit në shtëpitë e pleqve dhe të burgosurit.

Baby Boo