Kurti takohet me një lider serb për të biseduar kundër ndarjes së Kosovës


Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Progresiste serbe, Nenad Rashiq, ku kanë diskutuar për situatën politike dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë.

Në llogarinë e tij të Facebook-ut, Kurti ka bërë të ditur se ata kanë shqyrtuar edhe nevojën e integrimit të komunitetit serb në Kosovë si dhe pazaret e rrezikshme që po bëhen në kurriz të popujve dhe demokracisë, njofton Klan Kosova.

Këtu mund të lexoni shkrimin e plotë të Kurtit:

“Me politikanin e njohur serb nga Kosova, Nenad Rashiq, sot diskutuam për situatën politike dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, për nevojën e dialogut nga poshtë me serbët për integrim të qëndrueshëm shoqëror dhe institucional të tyre në Kosovë, si dhe kundër pazareve të rrezikshme të krerëve autokratë shtetërorë që po bëhen në kurriz të popujve dhe demokracisë, të paqes e të ardhmërisë”./Pacensure

Baby Boo