Kurti në Ditën e Lirisë së Shtypit: Gazetarët e bëjnë të mundur të mësohet e vërteta


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.
Kurti u shpreh për këtë ditë se gazetarët bëjnë të mundur që të mësohet e vërteta, duke theksuar se puna e tyre është thelbësore për mbijetesën e demokracisë.

“Gazetarët bëjnë të mundur që ne të mësojmë të vërtetën. Puna e tyre është thelbësore për shëndetin dhe mbijetesën e demokracisë sonë, ashtu si edhe liria dhe autonomia e tyre për të ndjekur të vërtetën. Në Ditën e Lirisë së Shtypit ne i falënderojmë ata për rolin e tyre jetësor në mbajtjen e ne të informuar”, shkroi ai në Twitter.

Baby Boo