Kurti mesazh mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut: Regjistrohuni!

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti përmes një video në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të kryejnë procesin e regjistrimit të popullsisë.

Baby Boo

“Me që edhe me Kushtetutën aktuale, të drejtat politike të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut diktohet dhe burojnë nga numrat, regjistrimi i çdo qytetari është tejet i rëndësishëm. Kjo dë të thotë që te përfaqësimi politik, investimet kapitale, punësimet, shpërndarja e buxhetiti, subvencionet për bujqit, bursat për nxënësit dhe studentët, donacionet për komunat etj varen pikërisht nga numri i qytetarëve të dy komuniteteve shtet-formuese të Maqedonisë së Veriut. Shkruani aty pra emrin tuaj dhe klikoni mbi opsionin: shqiptar”, tha mes tjerash Kurti.

Në mesazhin e tij lideri i Lëvizjes Vetëvendosje gjithashtu ka përmendur edhe dështimin e regjistrimit në vitin 2011.
“Regjistrimi zhvillohet 20 vjet pas atij të vitit 2002, sepse ai i vitit 2011 u anulua për arsye ende të panjohura nga regjimi i atëhershëm i Gruevskit”, tha Kurti mes tjerash në mesazhin e tij.

Ndrzshe, regjistrim i diasporës përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 1 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill. Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga 1 prilli do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.

Regjistrohuni në: https://census.stat.gov.mk/?fbclid=IwAR23HN7eEzkCwJ5BXQwdOuOOa7TEAcRaTQCeqU7BnhuAL0OY7BHYHbxY4F8

Restorant Lumare