Kurti: Me Qeverinë koti kri*minelët dolën nga skutat


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se ndërrimi i qeverisë trimëroi kri*minelët dhe zhvatësit e pasurisë publike të të gjitha llojeve. Këtë e tregojnë ngjarjet e djeshme lidhur me Telekomin.
Kurti ka shkruar në Facebook se gjatë qeverisjes së tyre 50 ditëshe, kriminelët ishin strukur dhe nuk ndjeheshin të gjallë.

Kurti ndër të tjera ka shkruar se pas*ojat do të jenë të rënda – ekonomike e sociale por edhe të sigurisë.
“Ky është një k*rim i pafalshëm. Të gjithë përgjegjësit, e dihen me emër dhe mbiemër, do të përgjigjen, kur ky vend të udhëhiqet nga një qeveri e përgjegjshme, dhe kur sistemi i drejtësisë të lirohet nga kapja, kri*mi dhe korrupsioni. Dhe kjo ditë nuk do të vonojë”, ka shkruar Kurti.
Përndryshe Telekomit të Kosovës dje i janë bllokuar llogarit bankare nga përmbaruesi privat për rastin me “Z-Mobile”.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/915717298928155

Baby Boo