Kurti i reagon Ahmetajt: Politika e jashtme e Shqipërisë të ndjekë Kosovën e jo Serbinë


Gjatë ditës së djeshme Ministri i Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj, u deklarua kundër kundër taksës 100 % që Kosova i ka vënë produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Deklaratat e tij ngjallën reagime të shumta në Kosovë si dhe e shtynë ministrin shqiptar që të fshijë postimin. Por, disa orë pas deklaratave, rreth qëndrimit të Ahmetajt, ka reaguar kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kurti, përmes një konference për media ka deklaruar se politika e jashtë e Shqipërisë duhet ta ndjekë Kosovën e jo Serbinë. Tutje ai po ashtu ka deklaruar se Shqipëria duhet ta injorojë politikën e presidentit Hashim Thaçi.

“Sa i përket Shqipërisë, unë besojë se diplomacia e jashtë e Shqipërisë karshi Serbisë duhet ta ndjekë Kosovën. Por këtu më duhet të them mbase jo presidentin e saj. Nuk mund të kemi dy politika karshi Serbisë se jemi një komb me dy shtete”, ka deklaruar Kurti.

Tutje ai është shprehu se pret efekte pozitive nga taksa që Qeveria së fundmi i ka vendosur produkteve serbe.

“Ne bësojnë që duhet të priten efekte pozitive nga taksa 1000 për qind. Me keqardhje po them se në vend se kjo taksë 100% të jetë gjobë taktike do të duhej të kishin reciprocitetin e plotë sepse jemi shtet me integritet”, ka thënë lideri i VV’së.

E Albin Kurti këtë kundërpërgjigje ia ka dhnënë ministrit të Financave në Shqipëri, Arben Ahmetajt, pasi që ky i fundit ka mbajtur një takim shumë miqësor me homologun e tij serb, Sinisa Mali. Për këtë takim gjatë ditës ka shkruar vetë Ahmetaj në Facebook. Aty Ahmetaj thoshte se Shqipëria dhe Serbia mund ta japin shembullin më të mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik. Mirëpo, tash Ahmetaj këtë postim e ka fshirë.

Baby Boo