Kurir: Shaqiri provokon


Xherdan Shaqirin, ka publikuar një fotografi ku shihen këpucët me të cilët do të luajë në Kupën e Botës të këtij viti, ku Zvicra është në të njëjtin grup me Serbinë. Kjo ndeshje do të luhet më 22 qershor në Kalinjingrad, për mediat serbe llogaritet si një ndeshje e rrezikut të lartë pasi në fanelën e Zvicrës do luajnë shum shqiptarë. Por fotografia e Shaqirit për serbët paraqet provokim. “Reprezentuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili është i lindur në Gjilan të Koosvës dhe aktualisht luan te Stoke City do t’i provokojë lojtarët tanë në Kupën e Botës. Në njërën këpucë ai e ka vendosur flamurin e Kosovës, ndërsa në tjetrën atë të ‘ashtuquajturës Republika e Kosovës’. Të kujtojmë se përveç tij, për Zvicrën luajnë edhe pesë shqiptarë tjerë”, shkruan gazeta serbe “Kurir”.

Baby Boo