Kapen me dr*ogë, arr*estohen dy shkupjanë dhe një shtetas i Bullgarisë


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 20.00 në SPB Tetovë janë dërguar personat E.I. (26), A.D. (27) nga Shkupi dhe R.I.O. (30) nga Republika e Bullgarisë, të cilët rreth orës 12.00 janë privuar nga liria në Shkup nën dyshimin për ” prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e barnave na*rkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve. “.

Tre personat dyshohet se kanë qenë të involvuar në rastin e gjetjes së dy thasëve me ma*rihuanë në rrugën lokale mbi fshatin Kamjan, që u raportua më 4 maj të këtij viti rreth orës 22:00.
MPB njofton se personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe sot (6-maj) me një parashtresë adekuate do të dërgohen përpara gjykatësit në një procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë.

Baby Boo