Kurban Bajrami në Beograd: Dhurata më e mirë nga Zoti është jeta (FOTO)


Mëngjesin e sotëm u fal namazi i Kurban-Bajramit në Beograd, në praninë e një numri të madh të besimtarëve muslimanë, të cilit i parapriu Reis-ul-ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Nasufoviq, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hutben të cilën e mbajti Nasufoviq, tha se dhurata më e mirë nga Zoti janë jeta dhe dituria për të kuptuar qëllimin e të jetuarit në këtë botë.

“Përfitoni nga rinia juaj para se të plakeni, përdorni shëndetin para sëmundjes, përdorni pasurinë para varfërisë, shpenzoni kohën para se të jeni të zënë dhe më në fund të shfrytëzoni jetën tuaj para vdekjes”, tha Nasufoviq në xhaminë Bajrakli në qendër të Beogradit.

Sipas tij, Bajrami i sotëm paraqet gëzim për të gjithë besimtarët, për të shtuar se sot më shumë se kurrë, kërkojmë paqe dhe shpëtim.

“Zoti i madhërishëm na ka krijuar për të qenë me njëri-tjetrin dhe të kërkojmë ndihmën e njëri-tjetrit, nëse na ndodhë diçka e bukur, atëherë gëzimi i shoqërisë rritet. Nëse Perëndia na sprovon me diçka, atëherë pikëllimi është më i vogël kur e ndajmë me të tjerët”, tha ai.

Baby Boo