Syfyri që dyshohet se helmoi ushtarët e FSK-së, dalin rezultatet e analizave…


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka gjetur se pesë ushtarët e FSK’së nuk janë helmuar nga ushqimi që kishin ngrënë për syfyr në Mensën e FSK’së në Gjilan.

Nga IKSHP’ja kanë thënë se s’janë gjetur bakterie patogjene që shkaktojnë helmim, por se në mostrën e sallatës janë gjetur baktere të gjalla.

“Analizat mikrobiologjike, respektivisht rezultatet e koprokulturës kanë rezultuar pa bakterie patogjene të cilat shkaktojnë helmim me ushqim. Në mostrën e sallatës është identifikuar numri i përgjithshëm i baktereve të gjalla mezofile 3200 cfu gr/ml’, kanë deklaruar nga IKSHP’ja.

Ky institucion rekomandon që të aplikohen masa më rigoroze gjatë përgatitjes së ushqimit në mënyrë higjenike dhe të raportojnë menjëherë rastet e dyshimta për helmim.“Të gjithë operatorët ekonomik duhet t`iu përshtaten standardeve të përpunimit dhe përgatitjes së ushqimit ku në përpikëri duhet të zbatojnë procedurat e HACCP si dhe përmbushja e standardeve bazike higjienike.

Baby Boo