Kur do të përfundoj numërimi i votave në shtetin e Nevadas, që pritet t’i jap vulë fitores së Biden


Shteti i Nevadas pritet që të ja sjellë fitoren e madhe kandidatit nga krahu Demokrat, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në ShBA.
Regjistruesi i votave në Nevada, Joe Gloria ka treguar se numërimi i votave në këtë shtet pritet të përfundoj më së largu të dielën.
“Ne po shpresojmë që me numrin e pakove, ne duhet t’I përfundojm të dielën” tha ai në konferencë për media.

Në këtë shtet, Joe Biden është duke prirë me mbi 20 mijë vota më shumë. Për momentin kandidati i Demokratëve ka 627 mijë vota, kurse Trump 606 mijë.
Deri më tani janë numëruar 87 e votave dhe fituesi do të marr 6 vota elektorale nga ky shtet.
Joe Biden për momentin ka 264 vota elektorale, kurse Trump ka 214. Fituesi duhet t’i bëj 270 vota elektorale

Baby Boo