Kiev sonte në shtetrrethim


Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur shtetrrethim në kryeqytetin ukrainas nga ora 22:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit me orën lokale.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Transporti publik nuk do të funksionojë gjatë shtetrrethimit. Në të njëjtën kohë, stacionet e metrosë do të jenë të disponueshme si strehimore 24/7”, shkroi Klitschko.

“Ne i kërkojmë të gjithë banorëve që të kthehen në shtëpi në kohë. Nëse keni nevojë të lëvizni nëpër qytet gjatë shtetrrethimit, veçanërisht si punonjës të kompanive të infrastrukturës kritike, duhet të keni dokumente identifikimi”, shkroi tutje ai.

Klitschko sot bëri thirrje për unitet nga Perëndimi për të ndihmuar Ukrainën.

Baby Boo