Kur diktaturat bien dhe diktatorët ikin, të pafajshmit duhet të lirohen


Shkruan Urim SALIHU

Derisa u la të arratisej në mënyrën më ordinere, mos e kërkoni më.Në fakt nuk e gjeni dot.Por të paktën si qeveri, si gjykata, si një vend që pretendon ndryshimin e madh, bëni vetëm një gjë.
Kthejuani lirinë dhe dinjitetin atyre që e pësuan nga regjimi i Gruevskit.S’mund të rrijnë nëpër burgje njerëz të dënuar në atë sistem i udhëhequr nga një klan politiko-familjarë që rrënoi gjithcka.Futi terrorin në mendjet e gjithësecilit.Shumëkush e pësoi në një mënyrë ose tjetër.Pra të gjitha rastet duhet të kthehen nga fillimi sepse familje të tërra po vuajnë dhe njerëz të shumtë poashtu po vuajnë dënime kapitale nga regjimi i të arratisurit të famshëm.

Fakti që iku ai e pranoi se si ka qeverisur dhe cfarë ka bërë me fatet e shtetit dhe të njerëzve.Ne kemi qenë të udhëhequr nga një diktator dhe zakonisht kur diktaturat bien, lirohen të pafajshmit.
Momenti është tani.Vetëm këtë e kërkojmë nga Zaevi.Sepse duket se atij i është tretur ai guximi i ” bombave” .Atë kohë ai ishte më i guximshëm sepse nuk kishte asgjë në dorë, as pushtetin por i kundërvihej një regjimi të paparë.
Betejës z. Zaev duhet ti shkojë deri në fund,pa kompromis , qoftë shqiptarë apo maqedonas që kanë shkatërruar fatet e njerëzve, të marrin dënimin, por të pafajshmit të lihen të lirë sepse nuk është i keq burgu më shumë se sa ideja se pa bërë pikë faji ndodhesh prapa hekurave.

Baby Boo