Etiketa ekologjike për automjetet, e kuqja dhe e verdha me lëvizje të kufizuar në ditët me ndotje të ajrit


Etiketa ekologjike të kuqe, të verdha dhe të gjelbra është masa e re për ndotjen e ajrit të cilën e paralajmëroi zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli. Shpenzimet për etiketat ngjitëse do t’i bartin qytetarët, ndërsa do të mund t’i marrin pas kontrollit adekuat edhe atë menjëherë pas sjelljes së ligjit.

“Etiketa e gjelbër është për automjetet hibride, elektrike të cilat kanë standard EURO 5,6 si dhe EURO 4 në të cilat janë vendosur pajisje për naftë dhe gaz natyror të cilët do të mund të lëvizin lirshëm në çfarëdo kohe dhe çfarëdo lloj ndotje. Etiketa e verdhë është për automjetet me standard EURO 4,3 dhe 2 me komponenta të vendosura ekologjike dhe ato do të kenë lëvizje të kufizuar në ditët kur ka prani të lartë të substancave ndotëse. Etiketa e tretë, ajo e kuqe, është për EURO 2 dhe për automjete nën këtë standard për të cilat do të ndalohet lëvizja në ditët me ndotje të lartë të ajrit”, theksoi Makraduli.

Ai sqaroi se etiketën do ta përcaktojë shërbimi i autorizuar teknik i cili nëse vërtetohet se në kundërshtim me ligjin i ndan etiketat do të ketë dënime për shoferët të cilët vozisin me etiketë e cila është e ndaluar për atë ditë. Zëvendësministri Makraduli tha se duhet të zbatohet një masë e tillë posaçërisht se në Shkup për çdo ditë hynë nga gjithë Maqedonia rreth 30.000 automjete.

Si masë të dytë, Makraduli tha se Qeveria po zbaton mënyrë për përcaktimin e subvencionimit të furnizimit me automjete elektrike dhe hibride për të cilat do të merren 3.000 euro për automjet hibrid dhe 5.000 euro për automjet elektrik. Sipas tij pritet që këtë masë vitin e parë ta shfrytëzojnë rreth 200 qytetarë ose kompani për 200 automjete. Krahas kësaj mase do të subvencionohet furnizimi i pajisjeve për gaz të lëngshëm ose metan deri në 50 për qind të shpenzimeve për furnizim me pajisjen, por jo më shumë se 300 euro. Në vitin e parë pritet që këtë masë ta shfrytëzojnë 1.200 automjete. Për furnizim me automjete të reja gjatë zëvendësimit ose shkyçjes së veturave të vjetra sipas ligjeve të reja për veprim kolektiv me mbeturinat dhe veturat do të duhet të magazinohen në vende adekuate, por gjatë blerjes së të rejave, shpenzimet për shtyrjen e automjetit do të mbulohen.

Zëvendësministri Makraduli informoi se me transportuesit e taksive është përcaktuar tabelë universale e verdhë me të cilën do të duhej të zvogëlohet konkurrenca jolojale, ndërsa do të rritet cilësia e shërbimeve.

Baby Boo