Kur Burdushi ‘parashikonte’ të ardhmen e Shpend Ahmetit (Foto


Pretendonte se ishte mjek popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi është vënë në pranga të premten nga policia.

Prokuroria Themelore e Prizrenit dy dit para vënies në pranga kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për mashtrim. Aktakuza kishte të bënte me një mashtrim për 2 000 euro që akuzohet se i ka marrë një klienti për ta shëruar nga depresioni.

Burdushi kishte bërë parashikimin e ardhmes edhe për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, madje ai këtë kishte bërë drejtpërdrejt në një emision ne klankosova.

Ndryshe Burdushi kishte 33 vjet në këtë punë, ka njerëz që i besojnë dhe shumë të tjerë që nuk i besojnë atij. Ai gjithmonë tregonte si si këtë lloj “zanati” e trashëgoi nga babi i tij, dhe ishte në moshën 13 vjeçare kur për herë të parë filloi të merrej me këtë punë. /Gazetaere

Baby Boo