Inzaghi: Milani fiton padrejtësisht!


Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi thotë se fitorja e Milanit ndaj ekipit të tij nuk ishte  drejtë.

Milani i madh arriti që në momentet e fundit ta mposhtë klubin e Lazios me rezultatin final në 3:2, për të vazhduar kështu rrugën drejt titullit kampion.

E pas ndeshjes, tekniku Inzaghi ‘shpërtheu’ me kritika për këtë ndeshje, pasi e mendon si të padrejtë.

“Rezultati nuk është i drejtë, unë jam i zemëruar. Kemi ardhur këtu me disa probleme, kemi pasur disa lojtarë jashtë fushe. Kemi merituar më shumë. Duhet të shërbejë si një mësim për të ardhmen, ”tha Inzaghi për DAZN.

“Na vjen keq për rezultatin. Ne kontrolluam lojën ”, shtoi ai.

Baby Boo