Kupa e Maqedonisë së Veriut: Mësohen 7 ekipet çerekfinaliste

ilustrim

Pas ndeshjeve të sotme të 1/16 të finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, ekipet Shkëndija, Shkupi, Akademija Pandev, Vardari, Struga T&L, Sileksi dhe Bregallnica siguruan kualifikim në çerekfinale. Ndeshja Pobeda – Makedonija GJP është anuluar për datën 19 tetor.

Skuadra kuq e zi e Shkëndijës pas tre barazimeve dhe një disfate, sot shënoi fitoren e parë në cilësinë e vendasit. Kësaj radhe mundi ekipin e Skopjes në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, me rezultatin 5:0. Autor të golave ishin Shala, Stojanovski nga penaltia, Doriev, Reshat Ramadani nga penaltia dhe Florent Ramadani.

“Normalisht që me ardhjen e trajnerit të ri thjesht jemi përgatitur maksimalisht, me ardhjen e trajnerit të ri kemi bërë goxha gjëra të mira. Pas asaj lodhjes evropiane thjesht bëmë gjithçka që është e mundur dhe e vlerësuam maksimalisht Skopjen, kështu që ishte rezultat i thellë, bindës dhe shpresojmë se do të vazhdojmë kështu,” deklaroi Ardian Cuculi-futbollist i KF Shkëndija.

Struga T&L me përmbysje mundi Rabotniçkin 2-1, Shkupi demoloi Voska Sportin me rezultat 6:0, Vardari që mundi Fortunën 4-0, Akademija Pandev deklasoi Lubotenin 9-0, Bregalnica në Shtip mundi Pelisterin me rezultat minimal 1:0, , Tikveshi u mund nga Sileksi me rezultat 0:1.

Rezultatet e 1.16 së finales: Akademija Pandev – Luboten 9:0; Bregalnica – Pelister 1:0; Shkëndija – Skopje 5:0; Shkupi – Voska Sport 6:0; Struga – Rabotniçki 2:1; Tikvesh – Sileks 0:1; Vardar – Fortuna 4:0; Pobeda – Makedonija GJP (ndeshja është anuluar për datën 19 tetor) /KlanMacedonia/

Baby Boo