Aksident i rëndë në Itali! Humb jetën 34 vjeçarja shqiptare


Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Fatma Coren, e cila humbi jetën të enjten në një incident tr agjik në Poggio Rusco, një provincë e Mantovës.

Mësohet se viktima po udhëtonte me një furgon, i cili u për plas me një pemë. Goditja ka qenë fa tale për Fatmën, e cila ka qenë ulur në sediljen e pasagjerit.

Në drejtimin e mjetit, ishte një 64-vjeçar i cili nuk ka pësuar asnjë dëmtim të rëndë. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit. Pasi ka dalë nga rruga është përp lasur me një pemë. Por përpl asja ka qenë shumë e fortë për shqiptaren.

Sipas të dhënave, furgoni shërbente për të transportuar rroba. Policia ka nisur një hetim për këtë ngjarje, në mënyrë që të zbulojë rrethanat dhe shkaqet e plota që i morën jetën të resë shqiptare.

Ndërkohë ky lajm ka tro nditur komunitetin ku Fatma Core jetonte. Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta mesazhet e ngushëllimit nga miqtë dhe njerëzit që e njihnin nga afër.

Baby Boo