Kundëpërgjigjet kryetari: “Lopët e dhuruara janë nga Sllovakia dhe jo nga Serbia”


Ditë më parë Komuna e Prizrenit u ka shpërndarë fermerëve të kësaj komune 99 krerë lopë qumështore.

Derisa pati zëra se këto lopë kanë prejardhje nga Serbia dhe u bartën me kamionë të këtij shteti, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare të tij në Facebook.

Ai ka thënë se qytetarët janë dezinformuar nga disa zyrtarë të PDK-së dhe AAK-së, derisa origjina e kafshëve identifikohet nga shenjat identifikuese të kafshëve (vathët – matrikujt e vendosura në vesh) dhe dokumentacionet përcjellëse si pasaporta dhe certifikata shëndetësore veterinare, dhe jo nga targat e mjetit transportues, përcjellë Indeksonline.

“Pra, 99 krerë që Komuna e Prizrenit i ka shpërndarë fermerëve, kanë prejardhje nga Sllovakia dhe këtë e vërteton edhe pasaporta e kafshës në foto.

Sa i përket transportit të kafshëve, ai bëhet nga operatori ekonomik sipas standardeve evropiane dhe dispozitave ligjore në fuqi, duke i plotësuar kushtet si ndriçimi, ajrosja, ushqimi dhe uji i pijes, ndërsa operatori është i obliguar që ta përdorë mjetin transportues konform këtyre dispozitave ligjore.

Gjithashtu sipas Ligjit për Prokurimin Publik, Komuna duhet t’i trajtojë operatorët ekonomik në mënyrë të barabartë dhe nuk mund të përcaktojë kritere diskriminuese, në këtë rast të përcaktojë regjistrimin e mjetit transportues”, ka shkruar Haskukua.

Ai tutje shton se të gjitha këto pretendime janë me qëllim që t’i vëjnë hije një procesi mjaft transparent dhe profesional në përzgjedhjen e fermerëve përfitues të komunës sonë. Ndryshe nga sivjet kur patëm numër rekord të aplikuesve, në vitin 2016 kur ishte qeverisja e kaluar nuk ka pasur as thirrje publike dhe shpërndarja është bërë në baza partiake, ndërsa në vitin 2017 projekti nuk është realizuar fare.

Teksa Haskuka thotë se do të vazhdojnë me punën tonë, ndërsa për shpifësit veçse i kemi filluar procedurat për padi në Gjykatë

Baby Boo