Kujt po i pengon shqiponja dykrenare nëpër shitoret e Zvicrës ?!


“Përse pra më 1 Gusht, shitorja e Otto-s ka ofruar gota të kuqe me shqiponjën dykrenare në disa dollape të saj?”, habiten disa zviceranë.

Përderisa dollapet komerciale ishin zbukuruar me ngjyrat zvicerane të 1 Gushtit për disa ditë, lexuesit e “20 Minutes” u befasuan kur hasën në gota me ngjyrat e falumrit të Shqipërisë në disa shitore të Otto-s në Zvicër.

Në të paktën dy shitore në Zvicrën gjermanofone, janë gjetur gota me shqiponjën dykrenare. I kontaktuar në lidhje me këtë fenomen, zëdhënësja e Otto-s duket e mërzitur nga pyetjet e gazetarëve zviceranë. Sipas saj, kjo ndodhi vetëm në një shitore dhe kjo është shkaktuar vetëm për shkak të “një gabimi njerëzor, asgjë më shumë”; nuk ka asnjë strategji të zinxhirit për t’i përzier vullnetarisht këto artikuj. Përderisa gazetarët e kanë siguruar se artikuj të këtillë janë verifikuar në raste të ndryshme, të ngjashme si nga Zvicra gjermanofone, po ashtu edhe në Lozanë, ajo thotë se nuk e ka të qartë situatën dhe do t`i drejtohet drejtorisë.

Në ndërkohë, gazetarët kanë shkuar për të kontrolluar edhe në shitoren e Otto-s në Echandens (VD), nëse dollapet e veçanta për 1 Gusht nuk janë të furnizuara me objekte të dekoruara me flamurin shqiptar. Edhe aty, këto gota të famshme qëndrojnë përkrah atyre me ngjyrat zvicerane, të rrethuar nga flamuj me ngjyrë të kuqe e kryq të bardhë, për të tërhequr klientët. “A e nxitë menaxhmenti komunitetin e madh shqipfolës që jeton në Zvicër, në këtë trafik marketingu, në mënyrë që të shesë sa më shumë gota?”, parashtron pyetjen “20 Minutes”.

Zëdhënësja ka mohuar: “Ky është thjesht një gabim investimi. Kemi vëllime shumë të mëdha për t’i vendosur nëpër dollape dhe duket se këto gota u ekspozuan atje pa reflektim të mëtejshëm dhe nga një rrethanë fatkeqe. Pra, nuk ka asgjë për të analizuar apo spjeguar “.

Baby Boo