“U ulëm në lokal me inxhinierin e gurores, i kërkuam të përdornin më pak eksploziv”, u dhunua barbarisht me kushëririn nga fisi Rraja, zbardhet dëshmia e Bilbil Majës


Zbardhet dëshmia e Bilbil Majës, i dhunuar barbarisht nga pjesëtarë të fisit Rraja.

Sipas dosjes hetimore të prokurorit Ylli Basha të siguruar nga gazetarja Klogiana Lala rezulton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 12:00 të datës 6 korrik, raporton “BalkanWeb”. Bilbil dhe Jashar Maja, kushërinj të parë mes tyre ishin ulur në ambientet e bar Fregen në Thumanë me qëllim për të biseduar me inxhinierin e gurores që të përdoreshin sasi më të vogla eksplozivi sepse nga shpërthimet e pakontrolluara po u dëmtoheshin banesat

Në dëshminë e tyre dy të dhunuarit kanë dhënë detaje për sulmin ndaj tyre.
“Papritmas në ambientet e lokalit kam shquar të hyjnë Xhemal dhe Flamur Rraja, të cilët kanë qenë të armatosur dhe më kanë kërkuar që të shtrihem në tokë. Mes tyre kam shquar dhe pronarin e gurores, të cilin e njoh me pseudonimin Çaku. Flamur dhe Xhemal Rraja, vëllezërit e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, më kanë goditur në kokë e trup. Dhe persona të tjerë, të afërm të tyre na kanë goditur pa pushim duke na lënë pa ndjenja në lokal”, ka deklaruar Bilbil Maja.

(https://blogs.20minutos.es/)

Baby Boo