Kufijtë, komisioni për sëmundje infektive i propozon Qeverisë heqjen e karantinës dhe testit


Komisioni për sëmundje infektive ka zhvilluar takim në të cilin është biseduar për masat në kufijtë e vendit. Ky komision ka propozuar që të hiqet kërkesa për test PCR në pikat kufitare si dhe të mos ketë izolim 14 ditor dhe as karantinë, por vetëm për qytetarët e shteteve fqinje që hyjnë në Maqedoninë e Veriut. Sipas burimeve të TV21 ekspertët nuk kanë qenë të të njëjtit mendim që të hiqen këto masa për hyrje në Maqedoni, por në fund janë dakorduar dhe propozimet ia kanë parashtruar Qeverisë.

– Advertisement –

Por këto propozime Qeveria do t’i shqyrtojë në seancën e sotme e cila do të mbahet në ora 17:30.

Baby Boo