Kuadri i Musa Xhaferit, problematik, anulohet zgjedhja e krerëve në 20 prokurori në vend


Këshilli i prokurorëve në Maqedoni ka anuluar zgjedhjen e rreth 20 krerëve të prokurorive në vend, që ishte paraparë të ndodhë sot, shkruan Fakte. Sipas burimeve të Makfax brenda Këshillit, problematike ka qenë arritja e ‘pazarit’ mes subjekteve politike kush ku do të udhëheq me prokuroritë e vendit.

Kryesuesi i Këshillit, Kole Shterjov është takuar para mbledhjes me kryeprokurorin Lubomir Jovevski, por nuk është arritur marrëveshje. Ndër prokuroritë më të rëndësishme ku duhet të zgjidhen krerë janë Prokuroria për kriminalitet të organizuar dhe Prokuroria e Shkupit.

Sipas këtyre burimeve në Këshill, ndër më problematikët paraqitet emri i Lejla Kadriut, të cilën Katica Janeva nga PSP e largoi nën rrethana të paqarta, ndërsa njihet si kuadër i Musa Xhaferit. Kadriu duhej të bëhet Prokuror i Lartë në Shkup./FAKTE.Net

Baby Boo