12 pacientët e shpëtuar janë në gjendje të mirë, nuk kanë djegie, po mjekohen me terapi kundër Covid-19


12 pacientët që i shpëtuan tragjedisë së 8 shtatorit në qendrën modulare në Tetovë, janë në gjendje të mirë edhe stabile. Nuk kanë djegie, ndërsa janë me terapi për shërim nga virusi korona, tregon infermierja kujdestare.

“Janë në gjendje të mirë, janë në gjendje shumë të mirë dhe stabile. Tash ishim i vizituam pacientët. Ka nga Kovidi që shërohen, domethënë nuk ka me djegie dhe janë në gjendje stabile të mirë”, tha Hanife Demiri, infermiere në Qendrën Covid Tetovë.

“Shumë tragjedi e rëndë, shumë stres ne si motra që kemi qenë, ndjemë keqardhje familjarët por natën që ka ndodhe ne nuk kemi qenë atë natë me vendngjarje, por kemi dhënë maksimumin”.

Në tragjedinë e 8 shtatorit, në spitalin modular ishin gjithsej 26 persona, prej të cilëve 14 nuk arritën të dalin, ose dikush t’i evakuojë. Ata ishin pacientë dhe familjarë, ndërsa nuk pësoi ndokush prej stafit mjekësor.

Baby Boo