Kthehet në rigjykim rasti i Aulon Zekës


Gjykata e Apelit e Kosovës, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 16. Prill në rastin e të miturve G.H., R.G., dhe L.Ll. Çështja i është kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.

Tre të miturit akuzohen se kanë vrarë 16 vjeçarin Aulon Zeka më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë.

Personat në fjalë ishin shpallur fajtor nga ana e shkallës së parë dhe atë :

G.H. për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve“me ç ‘rast ishte dënuar më 9 vjet e gjashtë muaj burgim,

E mitura R.G. për veprën penale “Dhënie e ndihmës se kryesit, pas kryerjes se veprës penale”.

Asaj gjykata i kishte shqiptuar masën edukuese – dërgim në institucionin edukativo- korrektues, në kohëzgjatje prej tre vjetëve.

Ndërsa të mituri L.Ll. për shkak të veprës penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve” nga, i ishte shqiptuar masa edukuese e mbikëqyrjes se shtuar të organit të kujdestarisë, në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj,

Kolegji prej tre gjyqtarësh i Gjykatës se Apelit, pasi vlerësoi pretendimet në ankesat e ushtruar por e dhe sipas detyrës zyrtare, gjeti se aktgjykimi i gjykatës së instancës më të ulet duhet të anulohet pasi që i njëjti përfshihet në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. /kp

Baby Boo