Infektohet me Covid nënkryetari i LSI, Petrit Vasili


Covid-19 prek seriozisht edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nënkryetari i kësaj partie Petrit Vasili ka rezultuar pozitiv me virusin. Sipas mediave ai është shtruar në një spital privat për shkak të rëndimit të gjendjes. Dalja e tij e fundit për mediat ka qënë në 28 tetor, pra 11 ditë më parë. 

Po gjatë së dielës edhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri njoftoi gjithashtu se ishte infektuar me Covid-19. Në një postim në rrjetet sociale ai tha se po merrte trajtim në shtëpi.

Baby Boo