KSHZ PO VAZHDON PËRGATITJET PËR REFERENDUMIN (VIDEO)


Tani që Parlamenti ka votuar përbërjen e KSHZ-sëdhe e ka miratuar edhe rregulloren, do vijojnë përgatitjet teknike lidhur me referendumin e 30 shtatorit, që do të jetë sfida e parë për përbërjen e re shtatë antarëshe të KSHZ-së.

Sipas afateve ligjore, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve maksimumi deri më 2 gusht është dashur të bëjë kërkesë deri tek Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë në mënyrë që kjo e fundit të sigurojë të dhëna për numrin e të punësuarve në administratë shtetërore dhe lokale, si dhenë administratën e Qytetit të Shkupit. Ministria do duhet këto të dhëna t’ia sigurojë KSHZ-së në afat prej pesë ditësh, respektivisht deri më 7 gusht. Të dhënat për numrin e administratës bëhen pasi që në këtë referendum, është vendosur që komisionerë zgjedhorë të jetë vetëm administrata publike.

Më pas topi përsëri hidhet tek KSHZ-ja e cila me një pasqyrë të qartë për numrin e administratorëve nga të gjithë vendet e Maqedonisë, do të formojë edhe Komisionet lokale. Do emërohen anëtarë të ri të komisioneve dhe zëvendës të tyre, duke plotësuar kështu edhe vendet e atyre që u ka përfunduar mandati. Vendimet me të cilat formohen komisionet e zgjedhjeve, do publikohen më pas në Gazetë zyrtare, por kjo procedurë nuk guxon të zvarritet më vonë se 12 gushti.

Në afat prej tri ditësh nga dita e formimit të komisioneve lokale të zgjedhjeve, e më së voni deri më 15 gusht, KSHZ-ja u dorëzon komisioneve lokale zgjedhore të dhënat e të punësuarve në shtet, në administratën lokale dhe administratën e Qytetit të Shkupit, dhe administratën publike të cilët jetojnë në territorin ku Komisioni lokal i zgjedhjeve është kompentent për formimin e bordeve zgjedhore.

Pas pesë ditësh, qytetarët do të mund të bëjnë kontroll në Listën zgjedhore për të vërtetuar nëse emri i tyre figuron në listën e votuesve. Nëse nuk janë të shkruar në listë për ndonjë arsye, qytetarët pastaj do të kenë mundësi ankese deri tek KSHZ-ja. Kontrolli i Listës Zgjedhore fillon më 9 gusht dhe do të zgjasë deri më 23 gusht, respektivisht dy javë.

Baby Boo