E rëndë: Vd*es një 9 vjeçare, u gjet në ujërat e një pishine në Ferizaj


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj një nëntëvjeçare ka humbur jetën. Vajza 9-vjeçare është gjetur në ujërat e njërës prej pishinave të qytetit të Ferizajit ku edhe ju është dhënë ndihma e parë nga një mjek që kishte qëlluar në pishinë.

Fillimisht ajo ishte ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj por më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga dhe policia është njoftuar se ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

Deri tani nuk dihet saktë periudha e qëndrimit të saj në ujë. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Ferizajt Mehmedali Hajdin.

Baby Boo