Gjithsej 251 aplikime nga qytetarët për votim në zyrat diplomatike konsulore të RM-së jashtë vendit, kanë arritur deri sot në orën 12 nëpërmjet ueb aplikacionit diaspora.sec.mk tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Prej tyre, 127 aplikime janë pranuar, ndërkaq të tjerat po përpunohen. Kështu njoftuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nëpërmjet një komunikate. Ata thonë se numri më i madh i aplikimeve janë dorëzuar për votim në Bern dhe Vienë, gjegjësisht nga 21. Pastaj në Ljubljanë 18, Toronto 18, Kanberë 15.
Sa u takon të dhënave nga inspektimi publik i listës zgjedhore, nga KSHZ thonë se do të njoftojnë ditën e hënë, dhe të njejtat do të përfshijnë ditën e premte, të shtunë dhe të diel.
Qytetarët e Maqedonisë nga data 9 e këtij muaji, kanë mundësinë e kontrollimit të të dhënave në Listën Zgjedhore për zbatimin e referendumit më 30 shtator. Inspektimi do të zgjasë deri në 23 gusht 2018 ora 24:00.
Nëse qytetarët gjatë kontrollit të të dhënave në listën zgjedhore hasin ndonjë parregullësi, ftohen nga KSHZ që të kërkojnë ndryshim, plotësim ose fshirje të të dhënave.
Kontrollimin e të dhënave qytetarët mund ta bëjnë nëpërmjet ueb faqes së KSHZ-së si dhe në zyrat rajonale dhe ato të KSHZ-së. Poashtu në këto zyra mund ta dorëzojnë edhe kërkesën për ndryshim, plotësim ose fshirje të të dhënave në listën zgjedhore.
Shtetasit i Republikës së Maqedonisë që ndodhen në punë të përkohshme ose qëndrim jashtë shtetit, këto kërkesa mund t’i dorëzojnë poashtu nga dita e fillimit të inspektimit deri në përfundimin e saj, nëpërmjet postës elektronike tek KSHZ-ja, ose mund të paraqesin kërkesë të nënshkruar me dorë deri tek zyrat konsullore.
Paraqitjet në zyrat konsullore në afat prej 2 ditëve pas përfundimit të shqyrtimit duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike deri tek Ministria e Jashtme, e cila pastaj më se voni deri më 27 gusht duhet ta informojë KSHZ-në. Përndryshe diaspora për referendum do të deklarohet më 29 shtator.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor pas kërkesave dhe paraqitjeve të qytetarëve është i obliguar të vendos në afat prej 48 orëve nga dita e pranimit të kërkesës.
Nëse sillet vendim me të cilin refuzohet kërkesa, qytetarët në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit mund të parashtrojë padi në Gjykatën Supreme. Gjykata Supreme në afat prej 24 orëve pas pranimit të padisë vendimin e dorëzon menjëherë tek paditësi nëpërmjet postës elektronike.
Lista Zgjedhore që vendoset në inspektim publik është me gjendjen e të dhënave të qytetarëve që deri më 30 shtator të vitit 2018 bëhen të rritur. Sipas regjistrimit të fundit dhe pastrimit të listës zgjedhore, Maqedonia ka 1 milion e 805 mijë e 707 votues.