Një natë historike për 2 orë mblidhen 500.000 euro për ndërtimin e Xhamisë së Kadrit në Mengen- Siegmaringen Gjermanisë Jugore


NJË NATË HISTORIKE, NJË NATË PËR HIR TË ALLAHUT: 500 000 HERË ELHAMDULILAH!

الحمد لله الذي بنعمته تتم الصالحات!
Falë mirësisë së Allahut xh.sh. me të cilën kurorëzohen veprat e mira, programi solemn për grumbullimin e mjeteve për ndërtimin e Xhamisë së Kadrit në Mengen- Siegmaringen Gjermanisë Jugore u mbyll me sukses të madh duke u grumbulluar më shumë 500 mijë euro për një natë.

Në prezencë të mysafirëve të veçantë nga vendlindja në krye me Reisul- Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetahin dhe lexuesin e Kur’anit me renome botërore Egzon ef. Ibrahimin, pa harruar Myftiun e Shkodrës Muhammed ef. Sytarin, Hoxhë Ardian ef. Sejdiun, Mensur ef. Halilin, Dr. Reshat ef. Ibishin, Dr. Abdulkerim ef. Iseinin, Mr. Eljesa ef. Asanin e Venhar ef. Osmanin dhe të qindra besimtarëve e mysafirëve nga rajoni dhe me gjerë, ne një atmosferë të papërshkrueshme plot iman e plot garim për kënaqësinë e Allahut u mblodhën më shumë se gjysëm milioni euro për ndërtimin e xhamisë së re. Allahu xh.sh. i shpërbleftë të gjithë dhuruesit që pa nguruar ju bashkëngjiten nismës sonë që “bashkë ta ndërtojmë xhaminë e parë të rrethit të Sigmaringenit”, ua shtoftë rizkun e bereqetshëm në këtë botë dhe ju ndërtoftë pallate në xhennet!

Dua të falënderoj përzemërsisht xhematin këshillin organizativ dhe ekipin e mrekullueshëm të kësaj nate historike, të udhëhequr nga Mr. Evzal ef. Sinani, organizator dhe Adnan ef. Abdiu, imam e kryesues i nismës, për organizimin e mrekullueshëm dhe për ftesën që ta moderojë këtë mbrëmje bashkë me Hafiz Evzalin.
Mbulimi i mrekullueshëm mediatik dhe transmetimi i mbrëmjes LIVE u bë nga RTV Pendimi nën udhëheqjen teknike të mjeshtër Isak Sinanit, Allahu e shpërbleftë!

Shqiptarët dëshmuan edhe njëherë zemërgjerësinë, dashurinë e tyre për Allahun, për fenë dhe xhamitë e Tij dhe shkruajtën edhe njëherë histori me gatishmërinë e tyre për të dhuruar gjithçka për Allahun e Madhërishëm. Allahu ynë na bëjë gjithmonë bartës me nder të fjalës dhe fesë tënde dhe na përdor gjithmonë për mirësi!

Baby Boo