KSHZ-ja miratoi protokollin për votim! Nëse nuk mbani maskë dhe doreza nuk mund të votoni


KSHZ-ja e miratoi protokollin për zgjedhjet e ardhshme që e propozoi Komisioni për sëmundje ngjitëse. Të gjithë votuesit duhet:

-Të mbajnë maskë dhe doreza

-Të mbajnë distancë prej 1.5 deri 2 metra

-T’i lajnë dhe të dezinfektojnë duart para dhe pas votimit

Çdo votues para hyrjes duhet t’i dezinfektojë duart ndërsa me vetë duhet të mbajë maskë dhe doreza. Nëse votuesi nuk i plotëson këto kushtet nuk do t’i lejohet që ta realizojë të drejtën e tij për të votuar.

“Votuesit nuk do t’i lejohet të hyjë në vendvotimin nëse paraprakisht nuk i dezinfekton duart dhe nëse nuk mban maskë”, tha Elizabeta Postollovska, Anëtare e KSHZ-së.

Maska duhet të hiqet vetëm në momentin kur këshilli zgjedhor duhet ta identifikojë votuesin.

“Votuesi kur ta tregojë letër njoftimin, për shkurt duhet ta heqë maskën për t’u identifikuar, e pasi e identifikojnë, votuesi mund të votojë. Këto janë hapat e obligueshme”, tha Elizabeta Postollovska, Anëtare e KSHZ-së.

Votuesi pasi voton duhet ta lëshojë fletëvotimin në kuti, ndërsa kur të dalë përsëri duhet t’i dezinfektojë duart.

Baby Boo