KSHZ-ja do të vendosë për 2.142 ankesat e parashtruara për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të zgjedhjeve

Deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje deri në orën 19:30 kur përfundoi afati janë parashtruar gjithsej 2.141 ank esa për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga votimi në zgjedhje. KSHZ duhet të deklarohet për ank esat në afat prej 72 orëve. Pritet që sot KSHZ të caktojë seancë, ndërsa më së voni deri te hënën në të cilën duhet publikisht t’i shqyrtojë dhe të vendosë për ank esat. Dje para se të përfundojë afati mbi 1982 an kesa ka parashtruar E majta, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e cila në zgjedhje ishte në koalicion me Alternativën ka parashtruar 77 ankesa. Paraprakisht deri parmbrëmë ishin parashtruar 82 ank esa, prej të cilave numri më i madh 74 janë nga Aleanca për Shqiptarët por ka edhe dy nga VMRO-DPMNE të cilat kanë të bëjnë me mbledhjen e rezultateve të votimit. LSDM-ja, siç paralajmëroi, nuk ka parashtruar ankesa për këto zgjedhje. Deri te KSHZ-ja është dorëzuar edhe një kërkesë për kontrollim të fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi. Në orën 21 përfundoi afati për parashtrimin e ankes ave për procedurën e votimit.

Baby Boo

Afatet për an kesa filluan të vijojnë parmbrëmë, pasi KSHZ-ja i publikoi rezultatet jozyrtare përfundimtare të zgjedhjeve.