KSHZ: 2.141 ankesa për përmbledhje dhe përcaktim të rezultatit zgjedhor


Deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sonte deri në orën 19:30 kur skadoi afati janë parashtruar gjithsej 2.141 ankesa për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga votimi në zgjedhje.

Pasdite para se të përfundojë afati mbi 1982 ankesa ka parashtruar E majta, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e cila në zgjedhje ishte në koalicion me Alternativën ka parashtruar 77 ankesa. Paraprakisht deri mbrëmë ishin parashtruar 82 ankesa, prej të cilave numri më i madh 74, janë nga Aleanca për Shqiptarët por ka edhe dy nga VMRO-DPMNE të cilat kanë të bëjnë me mbledhjen e rezultateve të votimit. LSDM-ja, siç paralajmëroi, nuk ka parashtruar ankesa për këto zgjedhje

Mbrëmë në orën 21 përfundoi afati për parashtrimin e ankesave për procedurën e votimit.
Afatet për ankesa filluan të vijojnë parmbrëmë, pasi KSHZ-ja i publikoi rezultatet jozyrtare përfundimtare të zgjedhjeve.
Pas përfundimit të afateve për parashtrimin e ankesave, KSHZ do të caktojë seancë në të cilën publikisht do t’i shqyrtojë dhe do të vendosë.

Baby Boo