Bilanci i COVID-19, 3 milionë të shëruar në botë


Më shumë se 6 827 260 raste infektimi dhe 397 179 të vdekur  u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 2 963 800 sot konsiderohen të shëruar

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 295 vdekje të reja dhe 130 417 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 1 005 SHBA me 789 dhe Meksika me 625.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 030 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 329 të shëruar. 3 raste infektimi u regjistruan midis të premtes dhe të shtunës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 908 235 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 109 497 vdekje dhe 491 706 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 40 465 vdekje për 284 868 raste, Brazili me 35 026 vdekje për 645 771 raste Italia me 33 846 vdekje për 234 801 raste dhe Franca me 29 111 të vdekur për 190 052 raste.

Europa – 2.256 731 raste (183 101 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 2 003 251 raste (117 297 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 1 252 117 raste (62 589 viktima).

Azia – 659 097 raste (18 756 viktima).

Lindja e Mesme – 467 170 raste (10 330 viktima).

Afrika – 180 254 raste (4 975 viktima).

Oqeania – 8 641 raste (131 viktima).

Baby Boo