Kryetarja e Antikorrupsionit: Zaev nuk mund të jetë ministër, por mund të udhëheqë resor


Kryeministri Zoran Zaev, nuk mundet të jetë njëkohësisht edhe ministër i Financave, por mund të udhëheq me resorin, sqaron për “Fokus” kryetarja e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni), Biljana Ivanovska.

“Ligji për antikorrupsion është i qartë dhe qartë parasheh se kryeministri njëkohësisht nuk mundet të jetë ministër dhe se këto dy funksione janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Megjithatë, Ligji për Qeveri i lejon që të udhëheq me disa resorë në periudhë të caktuar në kushte të caktuara”, thotë Ivanovska.

Baby Boo