Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë: Testet nga Serbia të dyshimta

Kryetari i Federatës të Sindikatës së Shëndetësisë të Kosovës Blerim Syla ka reaguar lidhur me menaxhimin e koronavirusit nga institucionet e Kosovës.

Baby Boo

Sipas tij, kjo shënon kulmin e papërgjegjësisë institucionale, kur sipas tij, testet e ardhura nga Serbia nuk u janë nënshtruar procedurave juridiko-administrative të doganës dhe si të tilla janë të dyshimta.

Syla gjithashtu ka reaguar edhe për mjekët serbë që janë lejuar të operojnë në Kosovë duke thënë se ata nuk janë verifikuar.

Postimi i tij:

-Ky është kulmi i papërgjegjësisë institucionale.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, në cilësinë e kryetarit të Federatës të Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës jam i obliguar të reagoj në lidhje me dështimin shtetëror në dy cështje: VEMENDJE
1.) 1000 teste të ardhura nga Serbia nuk u janë nënshtruar procedurave juridiko-administrative të doganës sipas ligjit mbi donacionet, andaj si e tillë lene shumë dyshime për përdorimin e tyre (përgjegjës për këtë MSH, MPB, MPJ). Nga kanë ardhur, cfarë origjine kanë dhe si përdoren. Këtë pyetje po e shtroj që në të ardhmen mos ta FAJESOJNE IKSHPK-në dhe DEPARTAMENTIN e MIKROBIOLOGJISE për dështime eventuale, sepse ju si QEVERI keni deshtuar ne zingjirin komandues.
Në ndërkohë sipas burimeve tona në RKS përmes Maqedonisë kanë arrit 2600 teste, origjina e të cilave prapë nuk dihet. Cka po bëni, QEVERI E NDERUAR?
2.) Në Republikën e Kosovës kanë ardhur mbi 104 profesionistë të ashtuquajtur shëndetësorë nga Serbia të pa verifikuar. Kush do jep përgjegjësi për gabimet e tyre të qëllimshme apo të pa qëllimshme profesionale??? Me siguri që jo NE.
E di që po ju tingëllon politike por e kam një pyetje, ku është komiteti nacional për menaxhimin e kësaj pandemie?
Në fund FSSHK ështe duke e përcjellur me vëmendje cdo lëvizje tuaj dhe do ngrejë kallëzim penal dhe moral për lëshimet që po i bëni.
Me anë të kësaj kërkoj përgjegjësi publike!.